Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur sot në fshatin Zhabar i Epërm në Mitrovicë, ndërsa rasti është trajtuar nga njësitet kompetente.
Sipas informacioneve, një qytetar ka njoftuar policinë pasi, gjatë mbledhjes së hekurave në këtë zonë, ka hasur në një objekt të dyshimtë që dyshohej të ishte granatë dore.
Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare procedurale.
Më pas, në vendngjarje ka ndërhyrë njësia e specializuar për deminim, e cila ka bërë trajtimin dhe largimin e mjetit të dyshuar shpërthyes në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e mjetit të gjetur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


