Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka reaguar ndaj deklaratave të Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, Pietro Spera, i cili në një video të publikuar sot foli për rolin e tij në mbikëqyrjen e kushteve të paraburgimit.
Në video, Spera tha se gjatë ushtrimit të mandatit të tij u ka ofruar të paraburgosurve mundësinë e takimeve private dhe konfidenciale, duke përmedn se disa prej tyre kanë pranuar të takohen me të, ndërsa të tjerë jo, raporton Klankosova.tv.
Pas kësaj deklarate, Mishetiq ka reaguar përmes rrjetit social “X”, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si është ushtruar ky mandat.
Sipas tij, ndonëse Spera e përshkruan veten si një autoritet të pavarur për monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të të akuzuarve, ai nuk ka kontaktuar asnjëherë ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit gjatë gjashtë viteve të fundit.
While the KSC Ombudsperson says his mandate is to ‘independently monitor, defend, and protect’ the fundamental rights of the accused, he has not contacted Hashim Thaçi’s lawyers even once in 6 years. In contrast, the Ombudsperson of the Republic of Kosovo, Naim Qelaj, has… https://t.co/RVuf34kOWB
— Luka Misetic (@MiseticLaw) July 3, 2026
https://platform.x.com/widgets.js
Mishetiq ka bërë edhe një krahasim me Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, për të cilin tha se ka qenë vazhdimisht në komunikim me mbrojtjen në kuadër të aktiviteteve të tij monitoruese.
“Ndërsa Avokati i Popullit i DHSK-së thotë se mandati i tij është të ‘monitorojë, mbrojë dhe të mbrojë në mënyrë të pavarur’ të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk i ka kontaktuar avokatët e Hashim Thaçit as edhe një herë në gjashtë vjet. Në të kundërt, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka kontaktuar në mënyrë aktive si pjesë e përpjekjeve të tij të monitorimit”, ka shkruar Mishetiq në “X”./Klankosova.tv


