Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeMiratohet projektligji për banim social dhe të përballueshëm

Miratohet projektligji për banim social dhe të përballueshëm

Pak orë pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu seancën pasi deputetët e Listës Serbe kanë provokuar, kuvendi është rikthyer me votimin për projektligje të ndryshme.

Para se të ndërpritej, Konjufca u tregua i ashpër me deputetët e Listës Serbe, të cilëve tha se vijnë në kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, ndërsa në anën tjetër e luftojnë Kosovën me çdo mjet që kanë.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë. Është e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës kësi sjellje. Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve”.

Nderkaq, Ka kaluar projektligji i banimit social dhe të përballueshëm në Kuvendin e Kosovës.

62 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT