Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeShowbizMinistrja serbe në konventën e AfD: Do të vijë koha që bota...

Ministrja serbe në konventën e AfD: Do të vijë koha që bota të kujtojë se Kosova është Serbi

Kryetarja e partisë serbe “Zavetnici” dhe ministrja për Familjen, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, në kongresin final të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në qytetin gjerman të Lubaut, tha se beson se do të vijë koha “kur gjithë botës do t’i kujtohet se Kosova ishte, është dhe do të mbetet Serbia”.

Në tubim, ajo shprehu mirënjohjen e saj që AfD e kupton qëndrimin e Serbisë për çështjen e Kosovës, raporton “Euronews Serbia”, transmeton Klankosova.tv.

“Populli ynë në Kosovë është sot grupi etnik më i rrezikuar në të gjithë Evropën. Autoritetet e vetëshpallura të Kosovës po kryejnë një terror të tmerrshëm ndaj serbëve që kanë mbetur në vendlindjet e tyre, duke uzurpuar pronat tona, duke përdhosur vendet tona të shenjta dhe monumentet kulturore”, pretendoi Gjurgjeviq Stamenkovski.

AfD-ja në Saksoni mbyll fushatën me miqtë e Putinit, mes tyre ministrja serbe e ekstremit të djathtë

Politikania serbe e ekstremit të djathtë theksoi gjithashtu se serbët besojnë në drejtësinë dhe të vërtetën, në fitoren e së drejtës publike ndërkombëtare.

“Besojmë se do të vijë koha kur gjithë botës do t’i kujtohet se Kosova ishte, është dhe do të mbetet Serbi”, deklaroi ministrja serbe.

Me këtë rast, ajo u bëri thirrje serbëve anembanë Gjermanisë që të dalin dhe të votojnë për AfD-në dhe për, siç tha ajo, “një Evropë të shteteve sovrane dhe popujve të lirë”.

Të dielën në Gjermani do të mbahen zgjedhjet federale. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT