Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeMinistria e Bujqësisë mban konferencë për sektorin e qumështit dhe sigurinë ushqimore

Ministria e Bujqësisë mban konferencë për sektorin e qumështit dhe sigurinë ushqimore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës ka njoftuar se nesër, më 11 maj në ora 13:00, do të mbahet konferencë për shtyp në objektin e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, me fokus sektorin e qumështit dhe sigurinë ushqimore.

Në këtë konferencë do të prezantohen masat institucionale për mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e sigurisë ushqimore dhe forcimin e transparencës në tregun e produkteve ushqimore.

Autoritetet kanë theksuar se qëllimi i kësaj konference është informimi i publikut për zhvillimet aktuale në sektorin e qumështit dhe masat për garantimin e cilësisë së produkteve ushqimore në treg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT