Në Kosovë gjatë vitit 2025 ishin të licencuar 17 mijë e 830 profesionistë shëndetësorë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Nga ky numër, 10 mijë e 531 ishin burra, ndërsa 7 mijë e 299 gra.
Kjo tregon se në mesin e profesionistëve shëndetësorë të licencuar, burrat ishin 3 mijë e 232 më shumë se gratë.
Sipas të dhënave të ASK-së, numri më i madh i profesionistëve të licencuar i përket Odës së Mjekëve, me gjithsej 6 mijë e 491 persona. Prej tyre, 3 mijë e 731 janë burra dhe 2 mijë e 760 gra.
Në Odën e Infermierëve janë të licencuar 5 mijë e 402 profesionistë, prej të cilëve 3 mijë e 864 janë burra dhe 1 mijë e 538 gra.
Ndërkaq, te stomatologët janë të licencuar 2 mijë e 725 profesionistë, me 1 mijë e 510 burra dhe 1 mijë e 215 gra.
Te fizioterapistët janë të licencuar 1 mijë e 398 persona, prej të cilëve 853 janë burra dhe 545 gra.
Ndryshe paraqitet situata te farmacistët. Nga 1 mijë e 814 farmacistë të licencuar, 1 mijë e 241 janë gra, ndërsa 573 burra.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


