Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeMinistri Nufi: NATO konfirmoi se s’ka lëvizje për uljen e numrit të...

Ministri Nufi: NATO konfirmoi se s’ka lëvizje për uljen e numrit të trupave në KFOR

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare, ku ka takuar fillimisht homologun e tij, Ejup Maqedonci.

Në një konferencë për media pas takimit, gazetarja e Klan Kosova, Rina Mujku, e ka pyetur ministrin shqiptar në lidhje me tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga KFOR-i.

Ai tha se në takimet e tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe me admiralin Cavo Dragone, i është konfirmuar se nuk ka ndonjë ndryshim, “të paktën deri sot”.

“Kemi shprehë shqetësimet tona në raport me situatën e sigurisë, duke e theksuar se situata e sigurisë në Kosovë është drejtpërdrejtë situatë sigurie për Republikën e Shqipërisë dhe çdo zhvillim apo implikim i mundshëm në Kosovë sjellë shqetësim për Republikën e Shqipërisë. Në të dyja takimet, si me Z. Rutte si me Z. Dragone, u konfirmua që nuk ka ndonjë ndryshim, të paktën deri sot, të planeve të sigurisë së KFOR-it sa i përket angazhimit të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, deklaroi Nufi, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq, ministri shqiptar është pyetur edhe në lidhje me faktin se Serbia është armatosur me raketat CM 400 nga Kina. Mujku e pyeti nëse këtë shqetësim e ka ngritur në strukturat e NATO-s, ashtu siç ka bërë Kroacia.

Nufi, nga ana e tij, tha: “Sa i përket çështjes së armatimit, Republika e Serbisë i vendos vetë çështjet e armatimit, apo jo, apo si ajo i konsideron çështjet e sigurisë së saj si i ka doktrinat ushtarake në raport me sigurinë”.

“Shqipëria si anëtare e NATO-s, por edhe Kosova për sa kohë kemi këtu misionin e KFOR-it por edhe qasja dhe avokimi që vetë Qeveria e Kosovës ka në lidhje me sigurinë, besoj se të gjitha strategjitë e sigurisë dhe të gjitha doktrinat e sigurisë i ka në përputhje dhe koordinim të plotë me NATO-n që është edhe gurthemeli i garancisë së sigurisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe rajon, për sa kohë që shumica e shteteve në rajon janë anëtare të NATO-s”, u shpreh ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT