Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka thënë se është takuar me zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker.
Në një njofim në platformën X, ai ka theksuar se në këtë takim ka theksuar se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është “Kosova dhe se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme”.
“Theksova gjithashtu se Kroacia është e angazhuar fuqishëm për pajisjen dhe modernizimin e ushtrisë kroate, së bashku me aleatin tonë, ne po pajisim Forcat e Armatosura me Bradley, Black Hawks dhe sistemin raketor Himars”, ka shkruar Anushiq. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


