Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, ekipet e Drejtorisë për Shërbime Publike do të fillojnë aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore në Kryeqytet.
Aktiviteti do të zhvillohet në dy lokacione, te parkingu mbrapa Pallatit të Rinisë nga 09:30 dhe në ora 10:00 përballë parkut të Taukbahçes dhe Shkollës “Gjergj Fishta”.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, do të deklarohet për media gjatë aktivitetit te parkingu i Pallatit të Rinisë. /Klankosova.tv


