Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Greqisë, gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të vizitojë Shtabin e kontingjentit grek në kuadër të misionit të KFOR-it.
Gjithashtu, Dendias pritet të zhvillojë takime me komandantin e KFOR-it, si dhe një takim të veçantë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë, gjatë ditës, Kurti do të presë edhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prevot.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


