Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeMinistri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin...

Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin dhe KFOR-in 

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë, gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të vizitojë Shtabin e kontingjentit grek që shërben në kuadër të misionit të KFOR, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, Dendias është planifikuar të zhvillojë takime me komandantin e KFOR-it si dhe parashihet edhe një takim i veçantë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Njëherësh, i pari i ekzekutivit e pret sot edhe  zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot. /Klankosova.tv

Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT