Ministri britanik i Mbrojtjes, Vernon Coaker, ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për vendin.
Përmes një video-mesazhi të shpërndarë nga Ambasada e Britanisë së Madhe, ai ka theksuar se vendi i tij mbetet partner i palëkundur i Kosovës.
“Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i palëkundur i Kosovës, një kontribues i rëndësishëm në NATO dhe ne jemi të përkushtuar ndaj sigurisë, stabilitetit dhe një të ardhmeje të përbashkët”, ka deklaruar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


