Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeMijëra studentë në Shkup kërkuan respektimin e gjuhës shqipe në provime (VIDEO)

Mijëra studentë në Shkup kërkuan respektimin e gjuhës shqipe në provime (VIDEO)

Shkelja e përsëritur e të drejtave, i nxori në rrugë për së dyti.

Studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, dolën të hënën pasdite për të kundërshtuar pamundësinë e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare.

Këtë radhë iu bashkuan edhe ata nga Kosova. Teksa pritjet për respektim të Kushtetutës janë të larta e kundërshtitë nuk do të ndalen.

Misioni për ta mbrojtur gjuhën jehoi në tërë Shkupin.

Derisa mijëra veta marshuan rrugëve me flamuj e pankarta për drejtësi, disave iu doli punë me policët, që këtë herë ishin më shumë në numër.

Gjatë ditës është raportuar se edhe kontrollet kufitare janë zvarritur me qëllim, teksa edhe autobusë me studentë ka pasur që janë lënë të presin për disa orë.

Ndiqni kronikën:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT