Një numër i qytetarëve janë shprehur të shqetësuar për faturat e larta të ngrohjes nga Termokos-i, duke akuzuar kompaninë për fryrjen e tyre.
Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka Fejzullahu, ka sqaruar se faturat janë të varura ekskluzivisht nga shfrytëzimi që bën konsumatori.
Fejzullahu, shpjegoi se kjo është një metodë e re e faturimit, e cila është bazuar plotësisht në sasinë e ngrohjes që përdor individi.
Sipas saj, në fillim ka pasur shumë ankesa nga konsumatorët për këtë sistem, por gradualisht ata janë adaptuar dhe kanë kuptuar se faturat variojnë me përdorimin e ngrohjes./Klankosova.tv.
Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


