Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeMessi tërheq vëmendjen në Miami Grand Prix, ora luksoze milionëshe në fokus

Messi tërheq vëmendjen në Miami Grand Prix, ora luksoze milionëshe në fokus

Lionel Messi ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë “Miami Grand Prix” në Formula 1, ku prezenca e tij ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.

Këtë herë, superylli argjentinas nuk u komentua për futbollin, por për një detaj luksoz që ra menjëherë në sy: ora e tij e rrallë dhe tepër e shtrenjtë.

Messi u shfaq me modelin ekskluziv “Rolex Cosmograph Daytona Rainbow”, një nga orët më të veçanta në botë, vlera e së cilës sipas ekspertëve të tregut të luksit arrin deri në rreth 1 milion dollarë.

Pamjet e tij në event u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer paraqitjen e tij në një nga momentet më të komentuara të garës në Miami.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT