Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeMessi për Yamalin: Ma kujton më së shumti veten kur kam startuar,...

Messi për Yamalin: Ma kujton më së shumti veten kur kam startuar, më i miri i gjeneratës së re

Tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, ka thënë se nga gjenerata e re e futbollistëve, Lamine Yamal ia kujton më së shumti veten kur ishte në fillimet e karrierës.

Messi ka shprehur pritje të mëdha për talentin spanjoll, i cili po shihet si një nga pasardhësit e tij te Barcelona.

“Prej gjeneratës së re të lojtarëve, mendoj që Lamine Yamali ma kujton më së shumti veten kur kam startuar”, ka thënë Messi.

“Nuk kam dyshim, për mua Lamine është më i miri i kësaj gjenerate të re…për shkak të asaj që ka arritur deri tash dhe të ardhmes që mund ta ketë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT