Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajme“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi –...

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte të marrin me vete edhe nga një çadër.

Thirrja e tij vjen pasi për sonte është paralajmëruar mot me shi, ndërsa protesta është planifikuar të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 21:00.

“SONTE KA SHI. Merreni një çadër me vete dhe ejani. Sepse shiu mund ta lagë sheshin, por nuk e shuan zërin tonë. Sonte, edhe nën shi — bashkë për UÇK-në! 21:00 Sheshi ‘Skënderbeu’”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Protesta “Jo në emrin tim” është paralajmëruar në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT