Shtetet e Bashkuara kanë shkelur armëpushimin me Iranin duke goditur një cisternë nafte iraniane dhe një tjetër anije që po hynte në Ngushticën e Hormuzit, ka deklaruar ushtria iraniane.
“Ushtria agresive, terroriste dhe pirate e SHBA-së ka shkelur armëpushimin”, ka thënë një zëdhënës ushtarak iranian, sipas agjencisë së lajmeve Press TV.
Zëdhënësi tha se SHBA ka kryer sulme ajrore ndaj “zonave civile” përgjatë “brigjeve të Bandar Khamir, Sirik dhe ishullit Qeshm” – raporton skynews.
Ushtria iraniane deklaroi se sulmet amerikane janë kryer “me bashkëpunimin e disa vendeve të rajonit”.
Sipas tyre, forcat e armatosura të Iranit janë kundërpërgjigjur duke sulmuar anije ushtarake amerikane, duke “shkaktuar dëme të konsiderueshme ndaj tyre”, sipas raportimeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


