Më 5 mars të vitit 1998 forcat serbe në numër të madh e me makineri të rëndë kishin nisur ekzekutimin e sulmit ndaj familjes Jashari.
Bashkëluftëtarë të Adem Jasharit, në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kanë rrëfyer për emisionin MAT në Klan Kosova momentet e para të sulmit dhe luftën treditore në Prekaz.
Nuk shkoi as dy ditë të plota kur mbi Jasharët nisi një sulm i përmasave të gjëra.
Mëngjesin e 5 marsit të 98-ës policia e ushtria serbe kishte mësyrë kullën. Qëllimi këtë herë ishte qartë pasi ishin të angazhuara mijëra trupa e makineri nga më e ndryshmja.
“Ne jemi qu, kur u ba luftimi u kanë 6 e mëngjesit kur kanë kris pushkët. Kemi prit deri në 7, e në 7 jemi nis, unë Murat Mehmeti dhe Qazim Sejdiu… S’ka mujt me lyp ndihmë se u kanë tu luftu aty, po na e kemi ndje obligim me i ndihmu. Jemi shku deri te shkolla e Lushtakëve të Prekazit me mendim që me hi brenda, po s’ka pasë shansë me hy”, thotë Nagip Mehmeti.
“Nuk kemi mujt me hi. Me u vra po a me i ndihmu jo”.
Çdo përpjekje të ta ndihmuar familjen Jashari ishte e pamundur, thonë dëshmitarët.
“Këtu kriske pushka, topi, në atë kohë janë ardh edhe tenkat, kah fundi i bunkerit. Kemi gjujt unë e Beqiri ka 3-4 herë se prej bunkeri me automatik s’mundesh me bo kurgjo… S’ka pasë shansë me u afru ai që flet shqip”, vijon rrëfimin Emin Lati.
The post “Me u vra po, a me i ndihmu jo”, thotë Nagip Mehmeti për rrethimin e Jasharëve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


