Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.
Familjari i viktimave, Ramiz Aliu për KosovaPress tha se lajmin e kuptuan përmes një telefonate nga autoritetet gjermane të cilët kontaktuan djalin e tij i cili po ashtu jeton në Gjermani.
“E kam pasë djalin këtu se edhe ai është në Gjermani, tani policia atje e kanë thirrë djalin këtu në bazë të numrit të telefonit, tani u mor vesh…Më rëndë s’ka, tre anëtarë prej një familje… Vëllai 63, djali i vëllait 34 vjet dhe nipi im është 16 vjeç…”
Vdekja tragjike e kosovarëve, lagjja Nuhaj në zi: “Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”


