Më 29 nëntor Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën kundër Hajredin Kuçit.
Kështu njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në këtë njoftim thuhet se në aktakuzë, Kuçi “akuzohet për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.
Lidhur me këtë, mëngjesin e së shtunës ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enever Hoxhaj.
“Me mendje dhe me zemër, me Hajredin Kuçin!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


