Monday, April 27, 2026
spot_img
HomeLajmeMbyllen përkohësisht disa zona të Kalasë së Prizrenit për shkak të rrezikut...

Mbyllen përkohësisht disa zona të Kalasë së Prizrenit për shkak të rrezikut për vizitorët

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka njoftuar mbylljen e përkohshme të disa zonave në Kalaja e Prizrenit, pas vlerësimeve profesionale që kanë evidentuar rrezik potencial për vizitorët.

Sipas njoftimit zyrtar, disa struktura të kalasë janë në gjendje të rënduar, prandaj zonat e rrezikuara janë kufizuar dhe shënuar deri në një njoftim të radhës.

Po ashtu, është pezulluar përkohësisht shfrytëzimi i hapësirave të kalasë për aktivitete kulturore, artistike dhe organizime të ndryshme, deri në stabilizimin e situatës.

Ministria ka bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se vendimi është marrë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurinë e vizitorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT