Monday, September 14, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë | 47-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Pejës pas kthimit...

E rëndë | 47-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Pejës pas kthimit nga Ulqini – familja kërkon të sqarohet shkaku i vdekjes

Një familje në Pejë po përballet me humbjen e papritur të një të afërmi, i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Përgjithshëm, vetëm pak kohë pasi ishte kthyer nga Ulqini.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Nexhmedin Boletinin, 47-vjeçar, i cili është dërguar nga familjarët në Emergjencë për shkak të problemeve serioze me frymëmarrjen dhe gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në momentin e pranimit në spital ai kishte parametra të ulët jetësorë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta mbajtur në jetë, rreth orës 23:40 është konstatuar vdekja e tij.

Në spital ka qenë edhe vëllai i të ndjerit, i cili ka kërkuar që të sqarohen plotësisht rrethanat e vdekjes.

Ai ka bërë me dije se vëllai i tij ishte kthyer po atë ditë nga Ulqini, ku kishte qëndruar nga 5 deri më 13 shtator, ndërsa familja nuk kishte njohuri të plota për rrethanat e qëndrimit të tij atje.

Për këtë arsye, familja ka kërkuar që trupi t’i nënshtrohet obduksionit, në mënyrë që të përcaktohet me saktësi shkaku i vdekjes dhe të eliminohet çdo paqartësi.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar nisjen e hetimeve dhe dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në trajtimin e rastit janë përfshirë edhe hetuesit rajonalë në Pejë.

Rreth orës 03:30, trupi i pajetë është marrë për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekoligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT