Urimet nga bota për Pavarësinë e Kosovës nuk kanë të ndalur.
Së fundmi, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar mesazhe urimi nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud.
Në mesazhet e tyre, Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i kanë uruar presidentes dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta për përparim dhe zhvillim të vazhdueshëm, raporton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


