Hetuesit kanë arritur në Skenderaj, ku pritet të intervistojnë kryetarin e kësaj komune, Sami Lushtaku.
Ky i fundit dyshohet se të enjten ka sulmuar fizikisht kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.
Më herët, Mergim Lushtaku ka njoftuar se, sapo të mbërrijnë hetuesit, Sami Lushtaku do të shkojë për të dhënë deklaratën e tij.
“Jo nuk është brenda dhe nuk do të futet derisa të vijë njësia nga Prishtina për çështjen e intervisitimit dhe sigurisht pasi të vijnë, ai do të shkojë të japë intervistën dhe të tregojë të vërtetën”, ka thënë Lushtaku.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


