Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Mërgim Lushtaku ka deklaruar se babai i tij, Sami Lushtaku ende nuk është paraqitur në Polici, pasi po i presin avokatët.
“Vetëm sa kanë ardhur Policia nga Prishtina, po presim edhe avokatët dhe pastaj sigurisht, Sami Lushtaku, babi im do ta japë intervistën. Në këto momente nuk ka shkuar në stacionin e Policisë, po presim avokatët”, ka thënë ai.
Ai ka akuzuar qeverinë në detyrë për, siç u shpreh, përhapje të frikës dhe propagandës.
“Po shihet nga pala tjetër, nga qeveria në detyrë që po mundohen me mbjell frikë dhe me bë propagandë, dhe kjo është një lloj propagande e fushatës së tyre që ka eskalu deri në skizofreni”, u shpreh Lushtaku./Klankosova.tv


