Mbreti Charles ka shënuar ditëlindjen e tij zyrtare me një ceremoni tradicionale mbretërore dhe paradë ushtarake në Londër, të njohur si “Trooping the Colour”, një nga ngjarjet më simbolike të monarkisë britanike.
Ceremonia u zhvillua me madhështi dhe pompozitet, duke mbledhur mijëra qytetarë dhe turistë përgjatë rrugëve të kryeqytetit britanik, të cilët ndoqën nga afër paradën ushtarake dhe aktivitetet ceremoniale.
Sipas BBC, në paradë morën pjesë mijëra ushtarë, kalorës dhe muzikantë ushtarakë, të cilët defiluan në një organizim të detajuar që përfaqëson disa nga regjimentet më prestigjioze të Ushtrisë Britanike.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe anëtarë të familjes mbretërore. Princesha e Uellsit, Catherine, së bashku me fëmijët e saj, iu bashkua Mbretëreshës Camilla për të ndjekur ceremoninë, ndërsa vëmendje të madhe morën edhe fëmijët e Princit të Uellsit.
Gjatë aktivitetit, Mbreti Charles III inspektoi njësitë ushtarake, ndërsa regjimentet elitare i bënë homazhe në kuadër të ceremonisë tradicionale.
Në përmbyllje, familja mbretërore u shfaq në ballkonin e Pallatit Buckingham, ku ndoqi edhe fluturimin demonstrues të Forcave Ajrore Mbretërore, duke shënuar fundin e një dite festive me traditë të gjatë në monarkinë britanike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


