Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeMbretëria e Bashkuar ndryshon udhëzimin për shtetasit e saj sa i përket...

Mbretëria e Bashkuar ndryshon udhëzimin për shtetasit e saj sa i përket udhëtimeve në Veri të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka ndryshuar rekomandimin për qytetarët e saj sa i përket udhëtimit në Veri të Republikës së Kosovës, shkruan Express.

Sipas njoftimit të publikuar sot, shteti britanik thotë se është ndryshuar rekomandimi për të mos udhëtuar fare në Veri dhe se tashmë qytetarët britanikë mund të udhëtojnë në atë pjesë edhe në rastet kur nuk e kanë të domosdoshme.

“FCDO (Ministria e Jashtme Britanike) nuk këshillon më kundër çdo udhëtimi përveç atij thelbësor për komunat Zvečan, Zubin Potok, Leposavić dhe pjesët e Mitrovicës veriore të lumit Ibër”, thuhet në njoftim.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar kishte këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtonin fare në pjesën Veriore të vendit, përveç kur e kanë pasur të domosdoshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT