Friday, April 17, 2026
spot_img
HomeLajmeMblidhet Kuvendi, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza

Mblidhet Kuvendi, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës. Pikë e rendit të ditës do të jetë vendimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Gjithashtu, gjatë seancës do të shqyrtohet edhe projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Po ashtu, në rend dite është edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT