Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeBurri iu vra, Charlie Kirk: Më thanë të duroja vetëm 15 minuta...

Burri iu vra, Charlie Kirk: Më thanë të duroja vetëm 15 minuta – kjo më ndihmoi ta përballoja dhimbjen

Erika Kirk, CEO e Turning Point USA dhe e veja e aktivistit konservator Charlie Kirk, ka rrëfyer se si e përballoi vitin e parë pas vrasjes së bashkëshortit të saj.

Në një shkrim të publikuar në The New York Times, Erika tregoi se ditët e para pas vrasjes së Charlie-t i përjetoi si një “ëndërr me temperaturë” dhe se nuk e dinte si do të vazhdonte jetën me dy fëmijët e tyre.

Në ato momente, ajo foli me Usha Vance, Second Lady e SHBA-së dhe bashkëshortja e nënpresidentit JD Vance.

“Unë nuk e di si do ta bëj këtë”, i kishte thënë Erika.

Usha i dha një këshillë që Erika thotë se i ka mbetur përgjithmonë në zemër: “Vetëm kaloji 15 minutat e ardhshme.”

Ajo e krahasoi dhimbjen me një udhëtim me avion me fëmijë: pak para uljes gjithçka mund të jetë kaos, por kur avioni ulet, gjërat qetësohen.

Erika tregoi se edhe gjërat më të zakonshme në shtëpi u bënë të dhimbshme. Kur hyri në banjën e tyre, pa furçën e dhëmbëve dhe peshqirin e Charlie-t aty ku i kishte lënë.

Më pas hyri në dhomën e gjumit, pa jastëkun e tij dhe mendoi se sa gjatë mund të qëndronte aroma e tij në çarçafë.

Nuk ishte gati të flinte aty, ndaj shkoi të flinte pranë vajzës së tyre trevjeçare.

“Vetëm kaloji 15 minutat e ardhshme”, i tha sërish vetes.

Për muaj të tërë, ajo e shmangu dhomën e gjumit. Ndërkohë, kaluan ditëlindja e Charlie-t, ditëlindja e saj, Thanksgiving, Krishtlindjet, përvjetori i martesës dhe ditëlindjet e fëmijëve – momente që familja duhej t’i përjetonte pa të.

Me kalimin e kohës, Erika thotë se e kuptoi se nuk duhej vetëm të mbijetonte momentet e dhimbjes, por edhe t’i jetonte ato.

“Fillimisht më duhej të mbijetoja 15 minutat e ardhshme. Me kalimin e kohës, kuptova se Charlie do të donte që unë t’i jetoja ato”, shkroi ajo.

Erika tha gjithashtu se nuk është zemëruar me Zotin dhe se, pavarësisht humbjes, besimi i saj mbetet i fortë.

“Për botën, ai ishte Charlie Kirk. Për mua, ishte dashuria e jetës sime. Për fëmijët tanë, ishte qendra e botës së tyre”, shkroi ajo.

Një vit më vonë, dhimbja ende vjen, por ajo thotë se tashmë e përjeton ndryshe. Ndonjëherë madje e mirëpret atë, sepse për një moment e bën Charlie-n të ndihet shumë pranë saj.

“Mund ta kem zemrën të thyer dhe prapë të përjetoj gëzim”, shkroi Erika, duke shtuar se pikëllimi nuk zhduket plotësisht, por njeriu mëson të jetojë me të.

Charlie Kirk, themeluesi i Turning Point USA, u qëllua për vdekje më 10 shtator 2025, gjatë një aktiviteti në Utah Valley University. Ai ishte 31 vjeç dhe la pas Erikën dhe dy fëmijët e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT