Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajme“Mbi 400 mijë euro për strukturat paralele në veri nga Qeveria?” –...

“Mbi 400 mijë euro për strukturat paralele në veri nga Qeveria?” – Rrahmani ndan detaje (VIDEO)

Kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Eman Rrahmani, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai në “DPT te Fidani” në Klankosova ka pretenduar se miliona euro nga buxheti i shtetit janë shpenzuar për persona që, sipas tij, nuk kanë ushtruar asnjëherë detyrë në institucione.

Edhe qeverisjen e parë nga Albin Kurti këta persona janë paguar me mbi 3.5 milionë euro nga pushteti i Albin Kurtit pa shku asnjë ditë në punë”, deklaroi Rrahmani.

Ai shtoi se, sipas raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, këta persona nuk janë paraqitur në vendet e punës dhe nuk dihet, siç u shpreh ai, ku kanë qenë gjatë kësaj periudhe.

Këta nuk dihet ku janë, a janë në ato protesta që janë bë, a janë kanë me Radojiçiqin andej, a ku janë kanë nuk e din askush për shkak që asnjëherë, asnjë ditë, asnjë moment nuk kanë shkuar në punë. Këto janë raporte të Zyrës Kombëtare të Auditimit”, tha ai.

Rrahmani përmendi veçanërisht Ministrinë e Infrastrukturës, ku sipas tij, 61 persona janë paguar pa u paraqitur në punë.

Ministria e Infrastrukturës 61 persona pa shkuar asnjë ditë në punë i ka paguar me 461.000 euro”, u shpreh ai.

Ai shtoi se situata të ngjashme, sipas tij, kanë ndodhur edhe në vite të tjera, duke përmendur vitin 2021.

Ministria e Infrastrukturës, 61 persona pa shkuar asnjë ditë në punë i ka paguar me 461.000€, ato janë zyrtarisht sepse nga viti 2014 me një marrëveshje ata e kanë pas për obligim me u kthy në institucionet të Kosovës edhe me punu, por jo me ju jep rrogë pa punuar. Domethënë një pjesë tjetër ka filluar punën i kanë pozitat e tyre, i mbajnë kryejnë punët e tyre. Mirëpo për këta që po flasinm, këta 61 persona në këtë ministri, por edhe vit pas viti prej vitit 2021, në vitin 2021 kanë qenë 199 persona të cilët janë paguar nga qeveria e Republikës së Kosovës me rreth 1 milion euro. Kështu vazhdon vitin 2022-2023. Vlera totale që strukturat paralele që kanë qenë, rojet e Ibrit janë paguar me 3.5 milion euro nga qeveria Kurti pa shkuar asnjëherë në punë. Domethënë nuk i ka parë dikush në ndonjë institucion” ka thënë Rrahmani në “DPT te Fidani”

Rrahmani tha se, sipas tij, gjithçka është e dokumentuar në raportet e auditimit dhe se institucionet mund t’i verifikojnë vetë këto të dhëna.

Këto janë raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, s’kam nevojë as unë me hulumtu. Mundeni edhe ju me hy te faqja e ZKA-së dhe i gjeni të gjitha”, theksoi ai.

Ai shtoi se çështja është trajtuar edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku sipas tij është kërkuar që rastet të dërgohen në prokurori.

Unë kam rastis me qenë në komision për mbikëqyrje të financave publike dhe i kemi kërkuar ZKA-së që me i dërgu në prokurori. Këtu ka vend për kallëzim penal”, tha Rrahmani.

Ai kritikoi edhe mungesën e masave institucionale.

Nuk mundet askush me institucionet e Republikës së Kosovës me i dhënë dikujt pagë pa dëshmuar që ka ardhur në ora kaq në punë dhe ka dalë prej kaq me kaq ora prej pune se ka kryer një orar të punës. Është shkelje ligjore do duhej me pas kallëzim penal për secilin zyrtar i cili e plotëson një formular të tillë dhe e dërgon në thesar me ju ekzekutuar pagesa këtyre personave. Kjo është përgjegjësi e secilit dikaster kudo që është” ka thënë ai

Në fund, Rrahmani tha se përgjegjësia kryesore bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin aktual të vendit.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT