Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të ardhura me postë.
Nga 36 vendvotime të numëruara deri më tani, apo 23.08% prej tyre, LVV prin me 9.119 vota, transmeton Klankosova.tv.
Pas saj vjen LDK me 2. 210vota, PDK me 876 vota dhe Aleanca me 579 vota.
Sipas rezultateve të përmbledhura të deritanishme, LVV ka fituar 51 ulëse, PDK 23 mandate të fituara, LDK 19 ulëse, kurse Aleanca ka fituar shtatë deputetë.
Ndërkohë, procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike, si dhe ai në Qendrat Komunale të Numërimit, tashmë ka përfunduar.
Rezultatet në kohë reale mund t’i gjeni të përmbledhura në platformën e KQZ-së, duke klikuar KËTU.


