Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeMbi 1 mijë e 400 gjoba e dhjetëra aksidente në rajonin e...

Mbi 1 mijë e 400 gjoba e dhjetëra aksidente në rajonin e Ferizajt brenda një jave 

Policia e Ferizajt, brenda shtatë ditëve ka shqiptuar 1 mijë e 455 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 10 patentë-shoferë janë pezulluar për shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, janë regjistruar 29 aksidente, prej të cilave 12 aksidente me lëndime, ku 15 persona kanë mbetur të plagosur, dhe në mesin e tyre, 17 aksidente me dëme materiale, njofton Klankosova.tv.

Policia apelon për kujdes të shtuar në rrugë dhe respektim të rregullave të komunikacionit, për të shmangur pasojat e rënda që sjellin aksidentet dhe shkeljet e trafikut.

The post Mbi 1 mijë e 400 gjoba e dhjetëra aksidente në rajonin e Ferizajt brenda një jave  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT