Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeMbappe ia siguron Realit 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, City...

Mbappe ia siguron Realit 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, City përshëndetetSinjali

Real Madridi e ka rrëzuar edhe njëherë tjetër Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj “Citizens”, pasi paraprakisht kishin triumfuar 3:2 në ndeshjen e parë.

Ishte nata e yllit francez, Kylian Mbappe që shënoi të tre golat e vendasve.

Të parin e shënoi qysh pas katër minutave lojë me një parabolë të bukur, pas asistit perfekt nga Asencio.

I dyti erdhi në minutën e 33-të pas asistit nga Rodrygo, kurse në të tretin francezi u asistua nga Valverde në minutën e 61-të.

Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i nderit i realizuar në minutën e dytë shtesë nga Nico.

Me këtë fitore, Real Madridi do të vazhdojë garën në 1/8 e finales ku do të përballet me Atletico Madridin ose Bayer Leverkusenin.

Në anën tjetër, këtu merr fund rrugëtimi i Manchester Cityt në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT