Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeMbahet Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore

Mbahet Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se sot në Prishtinë po mbahet Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se është një ngjarje që në fokus ka zhvillimet më të fundit në implantet ortopedike.

“Ky simpozium, i pari i këtij lloji në Kosovë dhe rajon, organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për rrjetëzim dhe bashkëpunim, si në fushën akademike ashtu edhe në industrinë e implanteve ortopedike”, ka thënë Vitia. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT