Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdullahu largohet nga Lidhja e Prishtinës, vazhdon si i pavarur në Kuvendin...

Abdullahu largohet nga Lidhja e Prishtinës, vazhdon si i pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe njëkohësisht kandidati i Lidhjes së Prishtinës, Betim Abdullahu, ka njoftuar se do të vazhdojë aktivitetin e tij politik si i pavarur.

Në njoftimin drejtuar qytetarëve, Abdullahu ka bërë të ditur se vendimi vjen si pasojë e mospajtimeve brenda Grupit të Këshilltarëve Komunal dhe pakënaqësive me politikat e ndjekura nga kjo listë.

Ai ka theksuar se mandatin e marrë nga qytetarët do ta ushtrojë në mënyrë të pavarur brenda Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke u fokusuar në çështjet që prekin kryeqytetin.

Abdullahu ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e deritanishëm, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin në interes të qytetarëve të Prishtinës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT