Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka nisur protestën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Protestuesit po kërkojnë përmirësim të kushteve të punës dhe mbajnë pankarta me mesazhe drejtuar institucioneve, duke shprehur pakënaqësi ndaj gjendjes së punëtorëve në vend.
Sipas organizatorëve, protesta do të vazhdojë deri pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


