Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmeMateo konfirmon ribashkimin me Brikenën

Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën

Një moment i veçantë është vërejtur së fundmi mes Mateos dhe Brikenës, duke nxitur aludime për një ribashkim të mundshëm të çiftit.

Gjithçka ka ndodhur gjatë emisionit “Top Arena”, ku të dy janë shfaqur në një moment që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.

Më tej, Mateo ka bërë një hap që ka shtuar dyshimet për rikthimin e marrëdhënies së tyre, duke ndarë një fotografi me Brikenën në rrjete sociale dhe duke e etiketuar atë në postim.

Po ashtu, vëmendje ka marrë edhe fakti se ai ka filluar ta ndjekë sërish modelen në rrjetet sociale, gjë që është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e afrimit të tyre.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga dyshja, por veprimet e fundit kanë rindezur spekulimet për një rikthim të mundshëm të lidhjes së tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT