Dokumentari sjellë rrëfime rrëqethës dhe plot emocione mbi sakrificën e personelit mjekësor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë pranverës së vitit 1999.
Rrëfimi i ish-ushtarit të plagosur, Agim Bytyqi, i cili pas ofensivave serbe përfundoi në “Shpellën e Lakuriqëve” në Topillë të Shtimes — një spital ushtarak i improvizuar, ku u mjekuan dhjetëra të plagosur nën dritën e qiririt.
Ai tregon se si falë një operacioni në kushte tejet ekstreme, arriti të mbijetoi dhe sot është gjallë falë mjekëve që guxuan e u kujdesën për të dhe shokët e tij.
Dëshmitë e anesteziologut Nehat Baftiu dhe kryeinfermierit Ali Shaqiri për vendimin për jetë a vdekje amputimin e këmbës së infektuar të ushtarit me sharrë druri, në mungesë të mjeteve kirurgjikale.
Rrëfime emocionale, derisa të plagosurt sot falenderojnë mantelbardhët që u shpëtuan jetën.
Si u bë organizimi i shërbimit shëndetësorë të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit: Roli i dr. Skender Muratit, i cili improvizoi dhjetëra ambulanta në shtëpi private, pajisi ushtarët me kartela shëndetësore dhe dokumentoi mizoritë e regjimit serb.
Dëshmitë e ushtarëve të plagosur si dhe ndërhyrjet komplekse për shpëtimin e fëmijëve e luftëtarëve të lirisë.


