Crysencio Summerville pritet të jetë transferimi i radhës i bujshëm në futbollin saudit, pasi Al Hilal ka arritur marrëveshje për afrimin e sulmuesit anësor.
Klubi nga Arabia Saudite ka marrë pëlqimin e futbollistit, i cili ka pranuar ofertën e bërë, duke refuzuar mundësinë e një kalimi te Roma, e cila kishte tentuar ta bindte për një transferim në Serie A.
Sipas raportimeve, Al Hilal do të paguajë rreth 55 milionë funte për kartonin e Summerville, ndërsa marrëveshja përfshin edhe bonuse prej 10 milionë funtesh, duke e çuar vlerën totale të operacionit në 65 milionë funte.
Kontrollet mjekësore të lojtarit pritet të zhvillohen së shpejti, pas së cilave transferimi pritet të marrë edhe konfirmimin zyrtar.
Summerville kishte lënë përshtypje të mëdha me paraqitjet e tij, ndërsa tashmë pritet të bëhet një tjetër emër i madh që i bashkohet projektit ambicioz të futbollit saudit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


