Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomeLajmeMAT: “Abu Yahya i Sirisë – Historia që e çoi Murat Dërnjanin...

MAT: “Abu Yahya i Sirisë – Historia që e çoi Murat Dërnjanin në gjyq” (VIDEO)

Një histori që nis me udhëtimin e një kosovari drejt Sirisë dhe vazhdon me vite lufte, humbje familjare, burgim dhe akuza për krime kundër njerëzimit vjen këtë javë në MAT.

Murat Dërnjani, i lindur dhe i rritur në Gjermani, rrëfen para kamerës përse në vitin 2013 udhëtoi drejt Sirisë, si u përfshi në një grup të armatosur, jetën në zonën e luftës dhe kthimin në Kosovë me tre fëmijët e tij.

Por historia merr një tjetër kthesë pas kthimit të tij.

Pas dënimit me pesë vjet burgim për organizim dhe pjesëmarrje në luftëra të huaja, Dërnjani u arrestua sërish, kësaj here nën akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në qendër të procesit gjyqësor ishte pretendimi i Prokurorisë se Dërnjani ishte personi i njohur me emrin Abu Yahya Al Almani dhe se kishte vepruar në Raqqa në kuadër të strukturave të ISIS-it, duke marrë pjesë në skllavërimin dhe abuzimin e grave dhe vajzave jazide.

Në emision, MAT sjell edhe dëshminë e njërës prej viktimave, e cila e identifikoi Dërnjanin si Abu Yahya dhe rrëfeu për periudhën që, sipas saj, e kishte kaluar nën kontrollin e tij.

Përballë kësaj dëshmie qëndron mohimi i Dërnjanit, i cili deklaron se nuk ka qenë asnjëherë në Irak dhe se nuk ka kryer krime ndaj civilëve.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar dy herë me nga 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit, ndërsa njëri prej vendimeve ishte anuluar nga Gjykata e Apelit dhe rasti ishte kthyer në rigjykim. Pas rigjykimit, ai u dënua sërish me 20 vjet burgim. Mbrojtja e ka ankimuar edhe këtë vendim.

Cilat janë provat që e lidhin Murat Dërnjanin me identitetin Abu Yahya? Çfarë dëshmuan viktimat? Çfarë dokumentesh administroi gjykata? Dhe pse mbrojtja kundërshton vendimin prej 20 vjetësh?

Të gjitha këto në emisionin e radhës të MAT, të mërkurën nga ora 22.10 në Klan Kosova.

“ABU YAHYA I SIRISË – MISTERI I MURAT DËRNJANIT”

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT