Marrëveshja e arritur në Bruksel dhe aneksi i Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën më herët ishte kërkuar nënshkrim me çdo kusht, po del të jetë e vlefshme edhe pa firmën e palëve.
I dërguari i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, ka deklaruar në Dubrovnik se marrëveshja mbetet valide edhe pa nënshkrim, duke theksuar se ajo po zbatohet pjesërisht.
Me këtë qëndrim është pajtuar edhe përfaqësuesi i Kosovës në forum, ndërsa është rikthyer debati për mungesën e nënshkrimit nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Klankosova.tv.
Deklaratat kanë shkaktuar reagime edhe nga pala serbe gjatë diskutimeve në forum.
Për më shumë ndiqeni kroniket më poshtë:


