Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Hyri me gruan në market, ia thyen xhamin e veturës...

Ekskluzive | Hyri me gruan në market, ia thyen xhamin e veturës në Gjonaj – viktima: M’u vodhën stoli ari, para e dokumente, dëmi rreth 10 mijë euro

Një mërgimtar ka rrëfyer për Sinjalin se i është thyer xhami i veturës dhe se nga automjeti i janë vjedhur stoli ari, para të gatshme, telefon dhe një çantë me dokumente, me një dëm të vlerësuar rreth 10 mijë euro.

Sipas tij, rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 16:30, në afërsi të marketit “My Market” në Gjonaj të Hasit.

Sipas ankuesit, ai kishte shkuar në market së bashku me gruan e tij, ndërsa veturën, një Audi A5 të bardhë me targa të Sllovenisë, e kishte lënë të parkuar.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, sipas sinjalizimit, shihet një person duke iu afruar veturës dhe duke thyer xhamin në anën e pasagjerit. Në veturën e personave të dyshuar, ndërkohë, shihet edhe një person tjetër.

Pas thyerjes së xhamit, nga vetura janë marrë stoli ari, para të gatshme, një telefon dhe një çantë me dokumente personale.

Ankuesi, i cili është nga fshati Kranaj, ka deklaruar se vlera e dëmit nga vjedhja arrin në rreth 10 mijë euro. Mes tjerash viktima tha se ka njoftuar policinë për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT