Në edicionin e sotëm të emisionit “Rubikon” në Klan Kosova në 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara do të diskutohet për marrëdhëniet amerikano-shqiptare.
Diskutimet në studio do të zhvillohen që nga mbështetja historike për kombin shqiptar, tek ndërhyrja vendimtare për lirinë e Kosovës si dhe raportet e sotme me aleatin më të rëndësishëm strategjik.
• Çfarë ishte Amerika për shqiptarët dje?
• Çfarë është sot?
• A po e kuptojmë sa duhet peshën e kësaj aleance?
• Dhe si duhet ruajtur ajo për të ardhmen?
Këto dhe të tjera, sonte me Meliza Haradinajn, Dukagjin Goranin, Besnik Tahirin dhe Rrahman Paçarizin.
Klan Kosova, 20:45.


