Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeMaqedonci takon Ndihmës Sekretarin amerikan të Luftës, flasin për situatën e sigurisë...

Maqedonci takon Ndihmës Sekretarin amerikan të Luftës, flasin për situatën e sigurisë dhe zhvillimin e FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur nga Ndihmës Sekretari i Luftës, Daniel Zimmerman.

Sipas Maqedoncit, në fokus të diskutimeve kanë qenë situata e sigurisë, zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe thellimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

“Zhvilluam diskutime të rëndësishme mbi situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, si dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet në botë,” deklaroi Maqedonci.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT