Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeManchester City në telashe, shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat

Manchester City në telashe, shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat

Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premier League, sipas raportimeve të The Athletic dhe The Times.

Sanksionet ndaj klubit nuk janë përcaktuar ende, ndërsa drejtuesit e Manchester City pritet ta apelojnë vendimin. Procesi është ende në zhvillim dhe disa elemente të tij mbeten konfidenciale.

Një zëdhënës i Manchester Cityt ka deklaruar se qëndrimi i klubit mbetet i pandryshuar dhe se procesi duhet të zhvillohet përmes një procedure të pavarur dhe të drejtë.

Manchester City i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa në vitin 2023, kur Premier League ngriti zyrtarisht 115 akuza ndaj klubit, drejtuesit e “Qytetarëve” thanë se ishin të befasuar dhe mirëpritën shqyrtimin nga një komision i pavarur.

Çështja lidhet me një periudhë shumëvjeçare, ndërsa hetimi mori një kthesë të rëndësishme në vitin 2018, pas publikimit nga gazeta gjermane Der Spiegel të dokumenteve financiare të rrjedhura.

Pas hetimeve të gjata, Manchester City u referua te një komision i pavarur në shkurt të vitit 2023. Seancat e çështjes nisën në shtator të vitit 2024 dhe përfunduan në dhjetor të po atij viti.

Tashmë, vëmendja është te hapi i radhës: përcaktimi i sanksioneve dhe apelimi i mundshëm nga Manchester City.

Klubi vazhdon të mohojë shkeljet dhe pritet ta ndjekë çështjen përmes të gjitha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT