Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportManchester City mposhtet nga Nottingham Forest

Manchester City mposhtet nga Nottingham Forest

Kriza te kampioni në fuqi i Anglisë, vazhdon të thellohet.

Manchester City ka humbur sërish në Premier League, duke rrezikuar tani edhe pozitën e katërt në tabelë, për plasman vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Goditja që morën sot “Qytetarët” në minutën e 83-të, mban emrin e Callum Hudson-Odoi, goli i të cilit i dha fitoren Nottingham Forestit, raporton Klankosova.tv.

Me këtë triumf madje, kjo skuadër ka kapur vendin e tretë në tabelë me 51 pikë, duke i ikur për katër sosh kundërshtarit të sotëm.

City mund ta humb vendin e katërt, nëse Chelsea fiton nesër ndaj Leicesterit.

The post Manchester City mposhtet nga Nottingham Forest appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT