Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeArabia Saudite lëshon alarmet e para për sulme ajrore ndaj Riadit që...

Arabia Saudite lëshon alarmet e para për sulme ajrore ndaj Riadit që kur Huthitë përshkallëzuan sulmet

Banorëve të Riadit në Arabinë Saudite u është dhënë njoftimi se rreziku ka kaluar, pasi në kryeqytet u lëshuan alarme për sulme ajrore dhe u raportuan shpërthime.

Kjo ishte hera e parë që alarmet janë lëshuar në Riad që nga korriku, kur rebelët Houthi intensifikuan sulmet dhe shpallën një “embargo detar” ndaj Arabisë Saudite.

Mbrojtja Civile Saudite lëshoi alarme për kryeqytetin dhe disa rajone të tjera vonë të premten dhe në orët e para të së shtunës, sipas kohës lokale, ndërsa konflikti i Mbretërisë me Houthit e mbështetur nga Irani vazhdon të përshkallëzohet, raporton BBC – transmeton Sinjali.

Gazetarë të Reuters dhe AFP raportuan se dëgjuan shpërthime në kryeqytet, por autoritetet më vonë thanë se rreziku kishte kaluar. Banorëve iu bë thirrje të shmangnin grumbullimet.

Houthit së fundmi morën kontrollin e qytetit port strategjik të Mokhas dhe ishullit Perim, i cili ndodhet në hyrje të një rruge të rëndësishme detare të përdorur nga shteti i Gjirit për eksportet drejt Azisë dhe Evropës.

Zëdhënësi ushtarak i grupit të mbështetur nga Irani tha se bllokada detare ishte hakmarrje ndaj një bllokade saudite të porteve dhe aeroporteve në veriperëndim të Jemenit, që kontrollohet nga Houthit.

Anijet saudite janë mbështetur në atë pjesë të Detit të Kuq për eksportet e naftës, pasi lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin e ka mbyllur praktikisht ngushticën e Hormuzit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT