Analistja Afërdita Maliqi ka shprehur shqetësime lidhur me votat e diasporës, duke ngritur dyshime mbi procesin dhe mënyrën se si janë menaxhuar votimet jashtë vendit.
Sipas saj, shumica e konsullatave tashmë punojnë me një staf të emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, që përfshin aktivistë ose mbështetës të partisë, gjë që mund të ndikojë në rezultatet e votimeve.
âKjo mund të jetë një nga arsyet pse shumica e votave të diasporës po janë për VVâ, tha ajo, në emisionin âOra Shtatëâ në Klan Kosova.
Maliqi poashtu përmendi pamjet e publikuara nga procesi i votimit në konsullata dhe votimit me postë, duke theksuar se ka pasur dyshime për tenderin e mbajtjes së votave.
âFillimisht tenderi u anulua dhe më pas iu dha një kompanie tjetër, çka domethënë lë dyshimeâ,  shtoi ajo, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni deklaraten e plotë, në videon vijuese:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


