Monday, April 20, 2026
spot_img
HomeLajmeLuzha për presidentin: Kam propozuar që ky proces të udhëhiqet nga një...

Luzha për presidentin: Kam propozuar që ky proces të udhëhiqet nga një ndërmjetës i pavarur

Opinionistja Besa Luzha e ftuar në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova ka komentuar ‘ngërçin politik’ në situatën e çështjes së presidentit të vendit.

Luzha tha se ky proces do duhej të udhëhiqej nga një ndërmjetësues i pavarur, pasi palët e shohin me dyshim njëra-tjetrën, raporton Klankosova.tv.

“Situata është e vështirë. Te ne në të kaluarën ka pasur kulturë të ndërmjetësimit. E kam propozuar publikisht që ky proces është dashtë me u udhëheq nga një ndërmjetës i pavarur. Në këtë situatë është vështirësu puna, pasi LVV pretendon me marr pushtetin dhe ndërkohë i udhëheq bisedimet, ndërsa pala tjetër e sheh me mosbesim, sepse frikësohet se nëse ia bën votat mundet mos me respektu marrëveshjen”, tha Luzha.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT